Sherbimet Tona
Në Gem Chimica Balkan, ne operojmë përmes gjashtë linjave të specializuara të produkteve të dizajnuara për të përmbushur standardet më të larta profesionale. Çdo linjë është zhvilluar për të ofruar efikasitet, siguri dhe performancë afatgjatë për industri të ndryshme. Eksploroni zgjidhjet tona dhe shkarkoni katalogun e dedikuar për specifikime të hollësishme.
Linja për industria ushqimore
Produkte të dizajnuara për pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve të prodhimit ushqimor, pa dëmtuar sipërfaqet dhe sigurojnë higjenë të plotë.
Linja për hotele dhe restorante
Solucione efektive për pastrimin e kuzhinave, banjove dhe ambienteve të përbashkëta, duke ruajtur aromën dhe sigurinë e ambientit.
Linja e Pishinave
Produkte profesionale për mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e pishinave publike dhe private.
Garantojnë ujë të pastër, të balancuar dhe të sigurt për përdorim.
Linja e Trajtimit të Ujit
Zgjidhje të avancuara për trajtimin dhe stabilizimin e ujit në ambiente industriale dhe civile.
Linja Zooteknike
Produkte të specializuara për ferma, stalla dhe ambiente blegtorale.
Sigurojnë higjienë optimale, mbrojtje kundër baktereve dhe standarde të larta sigurie për kafshët dhe prodhimin.
Linja e Sipërfaqeve Industriale
Detergjentë dhe pastrues profesionalë për çdo lloj sipërfaqeje industriale dhe shtëpiake.
Ideale për magazina, punishte, zyra dhe ambiente tregtare.
FAQ
A disponojnë produktet skeda teknike dhe dokumentacion sigurie?
Po. Çdo produkt shoqërohet me skedë teknike dhe udhëzime përdorimi, që përshkruajnë përbërjen, mënyrën e përdorimit dhe masat e sigurisë gjatë përdorimit.
Si garantohet cilësia e produkteve Gem Chimica?
Cilësia e produkteve garantohet përmes formulave profesionale, certifikimeve përkatëse, dokumentacionit teknik dhe kontrolleve nga institucionet shtetërore, duke siguruar standarde të larta në pastrim dhe higjienë.
A mund të përdoren produktet edhe në shtëpi?
Po, disa nga produktet mund të përdoren edhe në ambiente shtëpiake, sidomos për pastrim të thellë të kuzhinës, banjës, xhamave dhe sipërfaqeve të ndryshme.
A ofroni këshillim për përdorimin e produkteve?
Po. Ne ofrojmë këshillim dhe asistencë për përdorimin korrekt të produkteve në mënyrë që të merrni rezultatin më të mirë në pastrim.
A janë produktet e Gem Chimica të sigurta për përdorim?
Po. Produktet janë të prodhuara sipas standardeve profesionale dhe shoqërohen me skeda teknike dhe udhëzime përdorimi, për të garantuar pastrim efektiv dhe përdorim të sigurt.
Cilat sipërfaqe mund të pastrohen me produktet tuaja?
Produktet e Gem Chimica janë të përshtatshme për shumë sipërfaqe si:
inox
pllaka dhe dysheme
xhama dhe pasqyra
pajisje kuzhine
lavamanë dhe tuba etj.
A janë produktet të koncentruara?
Produktet janë të koncentruara, që do të thotë se përdoret një sasi e vogël për të arritur një pastrim shumë efektiv.
Si mund të zgjedh produktin e duhur për biznesin tim?
Ekipi i Gem Chimica mund t’ju ndihmojë të zgjidhni produktet më të përshtatshme sipas nevojave të aktivitetit tuaj dhe sipërfaqeve që duhet të pastroni.
Standardi i Ri i Higjienës Profesionale
Produkte të certifikuara europiane, formulë industriale dhe suport teknik i dedikuar për biznesin tuaj. Zgjidhni cilësinë që jep rezultate.
